Përfundojnë 45 minutat e para, Ekuadori në epërsi të thellë ndaj Katarit (Video)

Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Ekuadori ka krijuar epërsi komode ndaj Katarit pas pjesës së parë 0-2.

Ishte minuta e 16-të kur Enner Valencia kaloi mysafirët në epërsi nga penalltia 0-1.

I njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 31-të për ta ngritur epërsinë në 0-2.

Pas 45 minutave të para, Ekuadori po fiton lehtësisht ndaj Katarit që duket larg nivelit të një Kombëtareje të Botërorit. /Gazeta Olle/

 

Shënohet goli i parë në Katar 2022, Valencia kalon Ekuadorin në epërsi (Video)

Sa skandaloze aq edhe e neveritshme deklarata e Igli Tares për mesfushorin serb: Po të kisha vajzë, do t’ia jepja për martesë