Përfundojnë 4 çerekfinalet e Ligës së Evropës, këto janë rezultatet

Janë mbyllur katër çerekfinalet e para të Ligës së Evropës. Borussia Dortmund dhe Liverpool luajtën baras 1:1, në kryendeshjen e mbrëmjes.

Divock Origi shënoi fillimisht për mysafirët, por Mats Hummels barazoi shifrat, përcjellë “Lajmi.net”.

Sevilla e ka fituar derbin spanjoll ndaj Athletic Bilbaos 2:1, ashtu sikur e ka mposhtur edhe Villareali ekipin e Spartas, ndërsa Shakhtari ka fituar te Braga po ashtu 2:1.

Dortmund-Liverpool 1:1
Ath. Bilbao-Sevilla 1:2
Braga-Shakhtar Donetsk 1:2
Villareal-Sparta Prague 2:1