Përfundoi turneu i YDF-së në Sofje të Bullgarisë

 

Të dielën ka përfunduar turneu i YDF-së në Sofje të Bullgarisë për grupmoshat U14, në të dyja konkurrencat.

Kosova (femrat) pësoi nga Turqia me rezultat 37:62 (10:24, 11:12, 8:19, 8:7).

Skuadra turke ishte më e mirë në periudhën e parë dhe të tretë, ndërsa ajo e dytë dhe e fundit ishin të barabarta. Kosova në fund pësoi 37:62, që ishte humbja e tretë, pas Bullgarisë dhe Rumanisë, ndërsa ka mundur Maqedoninë Veriore.

Në një ndeshje kryesisht të barabartë, Kosova (M) pësoi nga Turqia me rezultat 49:55 (14:12, 12:18, 6:11, 17:14).

Dardanët e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 10:3, por më pas turqit u rikthyen derisa kjo pjesë përfundoi 14:12.

Turqia kaloi në epërsi në periudhën e dytë, ku për një nuancë ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me shifrat 26:30.

Edhe në periodën e tretë, skuadra turke ishte më e mirë 6:11, ndërsa në atë të fundit, Dardanët ishin më të mirë 17:14, por nuk arritën të rikthejnë rezultatin, ku pësuan 49:55.

Kosova te meshkujt e përfundoi turneun me tri fitore e një humbje, ku mundi Maqedoninë Veriore, ndërsa pësoi nga Bullgaria, Rumania dhe Turqia.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e gjashtë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.

 

Zbulohet shuma marramendëse që do të marrin lojtarët e Realit nëse e fitojnë Championsin

Përfundojnë të gjitha ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet e plota