Performanca fantastike nga White nuk mjafton, Trepça mbetët në pozitën e parë

Xhiro e 11-të në Art Motion Superliga ishte e zjarrtë, duke spikatur kryendeshja në mes të Pejës dhe Trepçës në Karagaç.

 

Në këtë ndeshje debutoi super transferimi White, i cili përkundër një debutimi senzacional, nuk arriti të ndihmonte verdhezinjët drejtë fitores.

 

Për Trepçën kjo është fitorja e katërt radhazi, duke fituar në udhëtim te Peja me rezultat 87-93.

 

Çereku i katërt ishte në dobi të Mitrovicasve të cilët përmbysën epërsinë e Pejës, Peja gjatë çerekut të katërt arriti të shënonte vetëm nëntë pikë, ndërsa gjelbërtezinjët shënuan 29 pikë duke bërë diferencën në këtë takim.

 

Trepça është lidere pas 11 javësh, Peja zbret në pozitën e pestë por me një ndeshje më pak.

 

Tabela momentale në Art Motion Superliga ?

 

Akuzat për ndërhyrje e trukime, reagon presidenti i eventit: Liga Unike është e pavarur, nuk mbajmë askënd me zor

Pas disa javësh, Intelektualët rikthehen në tribuna