Përfaqsuesja e Kombëtares së Shqipërisë, Fortesa Berisha flet për të ardhmen, shumë shpejtë në prova te njëra nga skuadrat më të mira evropiane

Fortesa Berisha e cila ishte zgjedhur ‘Shpresa e vitit 2019’ nga FFK, flet ekskluzivisht për Gazetën OLLE.

Berisha e cila është lojtare e KFF Malisheva, kishte debutuar si 14 vjeçare në klubin e qytetit, ku vazhdon t’i mbetet akoma besniike skuadrës ku filloi hapat e parë.

“Kam punuar vazhdimisht dhe me shumë përkushtim qe dëshira ime e madhe qe të bëhem sportiste e mirë të jetësohet, te arriturat e mia deri tash janë vetem motiv për të vazhduar tutje. Kam zhvilluar mbi 100 lojë me klubin ku vlen te ceket se në moshen 14 vjeçare kam bërë debutimin tim me ekipin e parë të Malishevës” – Tha fillimisht Berisha.

“Sukseset erdhën në vazhdim ku fillimisht u perzgjodha ne Kombëtaren U17 të Kosovës në vitin 2018 një ëndërr e imja u jetsua në atë moment qe vesha fanelen e Kosovës, Pastaj ne vitin 2019 shpallem si futbollistja ma e mirë e re ose shpresa e vitit nga FFK-ja, më pas erdhën grumbullimet me Përfaqsuesen e Kosovës” – Shtoi Berisha për Gazetën OLLE.

 

 

Fortesa tregon dhe momentin kur Kombëtarja e Shqipërisë i bëri ofertën dhe se për një kohë shumë të shpejtë pritet të mari rrugën për një nga klubet më të mira evropiane.

“Në grumbullimin e fundit nuk mora ftesën nga Kosova A, dhe pas kerkesave tê vazhdueshme nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe natyrisht pasi qe ishte dëshirë e imja dhe familjes time vendosa të pranoj ftesen dhe tash jam pjesë e Kombëtares A të Shqipërisë.

Pavarsisht kërkesave që kisha vazhdimisht nga klubet më të mira në Kosovë e Shqipëri unë vazhdoi të luaj në klubin ku nisa gjithqka dhe falë tyre jam kam arritur këtu, së shpejti karrierën time pritet ta vazhdoi në një nga klubet më të mira evropiane”.- Përfundoi Berisha.

/Gazeta OLLE/

Ndeshje fantastike në Lipjan, Arbëria pret Vushtrrinë

Xhiroja e 11-të në Ligën Unike që u zhvillua në mesjavë ka dhuruar ndeshje interesante