Përfaqësuesja nis përgatitjet, ftohen këta basketbollistë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nisur përgatitjet për Kampionatin Evropian U-20. Përzgjedhësi i U-20 Ilir Selmani dhe ndihmësi, Ismet Ferati kanë ftuar 16 basketbollistë për përgatitje të cilat do të vazhdojnë të premten në ora 14:00 në palestrën e sportit ‘1 Tetori’ në Prishtinë.

Duhet theksuar se Kosova do të garoj në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, Grupi B, së bashku me Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun.

Garat e këtij Grupi do të zhvillohen prej 9 deri më 19 korrik 2015 në Szekesfehervar të Hungarisë. Kosova ndeshjen e parë do ta luaj me Portugalinë më 9 korrik.

Lista: Ujkan Karanezi, Mërgim Jakupi, Ardit Beqiri, Blendi Kadusha, Samir Zekiqi, Erris Nushi, Kujtim Sadiku, Agon Selmani, Leonard Mekaj, Egzon Kuçi, Gent Shabani,  Lorik Kllokoqi, Burim Zekiqi, Mirza Muriç, Musab Mala, Arian Mehmeti.