Përfaqësuesja e Kosovës U19 mëson kundërshtarët drejt Evropianit 2023

Kosova U19 i ka mësuar sot rivalët për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Malta 2023”.

Dardanët U19 do të bëjnë pjesë në Grupin 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë dhe Qipron.

Ndeshjet e këtij grupi pas konsultimeve ndërmjet federatave u vendos që të zhvillohen në Suedi, më 17/20/23 nëntor 2022.

Në bazë të rregullores së UEFA-s dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë nga 13 grupet e kësaj faze eliminatore.

Kosova U19 udhëhiqet nga trajneri Ramiz Krasniqi.

Llapi nuk ndalet, transferon një nga lojtarët më të mirë nga akademia e Dritës

Një turne i madh do të mbahet këtë muaj në kryeqytet – këto janë detajet