Përfaqësuesja e Kosovës U19 e vajzave do t’i zhvillojë dy miqësore me Malin e Zi

Përfaqësuesja e Kosovës U19 e vajzave është nisur për në Rozhajë, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Malit të Zi të së njëjtës grupmoshë.

Pjesë e ekspeditës është edhe përzgjedhësja e Përfaqësueses A, Anneli Andersen, e cila përveç se do të ndihmojë me këshillat e saj, do të shohë nga afër potencialin e lojtareve të reja, të cilat në të ardhmen do ta bartin barrën në Përfaqësuesen A.

Ndeshja e parë do të zhvillohet nesër (më 15 gusht) në orën 17:30, derisa ndeshja e dytë të enjten (më 17 gusht), në orën 10:00.

Paraprakisht Përfaqësuesja U19 nën drejtimin e Albina Rrahmanit ka mbajtur përgatitje triditore në Kampin Nacional në Hajvali. /Gazeta Olle/

Pesë transferimet që mund të ndodhin brenda kësaj jave në Superligën e Kosovës

Protestë e tifozëve, stadiumi i stërmbushur, golat në debutim dhe pa ankesa në gjyqtarët: Të veçantat që e përcollën xhiron e parë të sezonit të ri në Superligë