Përfaqësuesja e Kosovës U19 arriti në Suedi dhe mbajti stërvitjen e parë

Pas arritjes në Norrkoping të Suedisë, Kombëtarja U19 meshkujt, u akomodua në hotel “Scandic”, ndërsa mbajti edhe stërvitjen e parë në prag të ndeshjes së nesërme kundër Ukrainës në kuadër të “Main Round”, të grupit të tretë për Kampionatin Evropian 2023.

Bashkë me Suedinë si mikpritëse të ndeshjeve në këtë grup po marrin pjesë edhe Ukraina, Qiproja dhe Kosova.

Gjatë stërvitjeve të sotme parandeshjes së parë kundër Ukrainës që llogaritet edhe njëra ndër favoritët për të kaluar tutje përzgjedhësi Ramiz Krasniqi bashkë me shtabin e tij m në seancën stërvitore provuan shumë nga taktikat tekniko-taktike të lojës në mbrojtje e në sulm.

Para ndeshjes së nesërme kundër Kombëtares së Ukrainës, e cila zhvillohet në orën 13.00 në stadiumin e qytetit “NYA Parken” përzgjedhësi i Kombëtares U19, Ramiz Krasniqi deklaroi:

“Është pak brengosësese sepse nuk kemi gjetur të dhëna që tregojnë shumë Ukrainën, por as ata nuk na njohin neve. Kemi një grup të mirë të futbollistëve që me  një angazhim  dhe disiplinë mund të arrijmë rezultat pozitiv. Atë që kanë treguar deri me tash këta djem, me karakterin e tyre fitues mund të nxjerrin rezultat pozitiv. Janë futbollistë të përgjegjshëm, andaj nëse jemi të disiplinuar mund të arrijmë synimet tona”.

Xhiroja e parë në Ligën Unike sjell përballje interesante

Përfundon pjesa e parë, Kosova në disavantazh ndaj Armenisë