Përfaqësuesja e Kosovës n’Trip me Valën

“Ashtu siç është motoja ‘n’trip me Valën’ ashtu do të jetë edhe Përfaqësuesja e Kosovës në trip”, tha kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për sponsorizim me Valën.

Vala për dy vitet e ardhshme është bërë sponsore e përgjithshme e Përfaqësueses së Kosovës, e cila pritet që vitin e ardhshëm të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

Në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur në Hotel Emerald në Prishtinë, të dyja palët u shprehën të kënaqura me arritjen e marrëveshjes.

“Në prag të thyerjes së izolimit të futbollit të Kosovës, sot kam kënaqësinë dhe privilegjin të bëjë të ditur marrëveshjen me kompaninë gjigante, Vala”, deklaroi ndër të tjera Vokrri, shkruan GazetaOlle.com.

Ai falënderoi drejtorin menaxhues të Valës, Agron Mustafa, që ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Përfaqësuesen e Kosovës.

 

Mustafa: Faleminderit legjendë!

vokrri

Me këtë fjali e nisi fjalimin e tij Agron Mustafa para gazetarëve të shumtë. Ai kujtoi kohërat kur i gjithë populli i Kosovës krenohej me paraqitjet e Vokrrit në vitet e arta të Prishtinës.

“Është e lehtë të jetë sponsor i Kombëtares së Kosovës kur ajo të pranohet në mekanizmat ndërkombëtar, mirëpo është e vështirë të jesh sponsor në këtë kohë, sepse sot ka nevojë ëm shumë se kurrë futbolli i Kosovës të ndihmohet”, tha ndër të tjera Mustafa, vazhdon GazetaOlle.com.

Marrëveshja është dy-vjeçare me mundësi vazhdimi.

Në fund, Vokrri i dhuroi fanellën e Kosovës me numrin 9, Agron Mustafës, drejtor menaxhues i Valës. (Gazeta Olle)

Foto-2

vokrrimustafa