Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugën për në Rumani për ndeshjen e dytë të muajit shtator.
Dardanët kanë barazuar me Zvicrën 2-2, derisa tani do të përballen me Rumaninë në udhëtim.
Të besuarit e trajnerit Primoz Gliha synojnë që të marrin tre pikët nga ky udhëtim, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbeteshin në garë për kualifikimin.
FFK ka publikuar një video ku shihet se futbollistët dhe stafi i trajnerëve tanimë kanë marrë rrugë për në Rumani.
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës zhvillohet të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45. /Gazeta Olle/