Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave pëson humbjen më të thellë në histori

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar një tjetër humbje turpëruese.

Dardanet zhvilluan takimin e tretë për kualifikimet e Kupës së Botës për femra, por që kanë pësuar humbjen më të thellë në histori.

Vashat e Kosovës janë demoluar nga Përfaqësuesja e Belgjikës në konkurrencën e femrave me rezultat 7-0.

Tessa Wullaert shënoi tre gola për belget, derisa Justine Vanhaevermaet kontribuoi me dy të tjerë e Cayman e De Caigyny shënuan nga një tjetër për fitoren e thellë të Belgjikës.

Dardanet luajnë ndeshje nga viti 2017, derisa kjo ishte humbja më e thellë në histori të Përfaqësueses A të femrave.

Vlen të theksohet se rezultati më i thellë që kishte pësuar Kosova A e femrave ishte 6-0 dhe atë tri herë, dy herë nga Holanda dhe një herë nga Greqia.

Pas tri ndeshjeve në Grupin F, Kosova ndodhet në vendin e pestë me vetëm një pikë me golaverazh të tmerrshëm 1:11. /Gazeta Olle/

Peja fiton derbin kundër Yllit

Edon Zhegrova i jashtëzakonshëm, shënon një tjetër gol me Baselin (Video)