Përfaqësuesja e Kosovës me trajner të ri

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, mori vendim që përzgjedhës i përkohshëm i Përfaqësueses së meshkujve të jetë kryetrajneri i deritashëm Taib Kabashi.

“Bordi e mori këtë vendim pasi shumë shpejt Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë pjesëmarrëse në Kampionatin e parë të shteteve në zhvillim që organizohet në Prishtinë dhe Gjakovë nga data 18-26 qershor. Prandaj koha e shkurtër dhe garat që e presin Përfaqësuesen e Kosovës bëri që të bëhet kjo zgjedhje në mënyrë të shpejtuar dhe duke e pasur parasysh punën e Kabashit në vazhdimësi”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Bordi në fund të muajit qershor do të shpall konkursin dhe kriteret e propozuara për zgjedhjen e përzgjedhësve të dy përfaqësueseve për femra dhe meshkuj pasi të dy janë zgjedhur me mandat të përkohshëm. Kabashi në ndërkohë do të bëjë publik bashkëpunëtorët si dhe emëroren e përzgjedhur pasi ajo duhet dorëzuar deri më 28 maj në zyrën e IHF-it.