Drenica nuk ishte e kënaqur me gjykimin pas ndeshjes me Prishtinën, ku pësuan humje me rezultat 1-0.
Pas ndeshjes përfaqësuesi zyrtar i KF ”Drenica” Granit Koci, rrugës për në zhveshtore, ka ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.
Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Prishtina-Drenica, ai dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Edhe kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, është futur në procedurë kur këkrohet deklaratë shtesë na ia për deklaratat që akuzojnë gjyqtarin e ndeshjes Gramos Shala.
Drenica kishte ankesa për një penallti të pa dhënë ndaj Prishtinës. /Gazeta Olle/