‘Përfaqësueses po ia prishin imazhin’

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin mars. Kundërshtarë të ekipit të Albert Bunjakut do të jenë ekipet nga Bundesliga, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i ka zbuluar, të premten, kundërshtarët e Përfaqësueses së Kosovës për muajin mars.

Ndryshe, njohës të futbollit kosovar vlerësojnë se Kosova është duke u bërë ‘hor’ për faktin që po luan me ekipe.

Flet për Gazetën ‘Olle’ trajneri me shumë përvojë, Hysni Maxhuni. “Është prishje e imazhit të Kosovës të luhet me ekipe. Mund të luhet në ndonjë fazë përgatitore por jo në ndeshje zyrtare. Ne tashmë jemi shtet dhe nuk ia vlen të veprohet kështu. Kemi cilësi për të luajtur me Përfaqësueses’, ka thënë Hysni Maxhuni.

I të njëjtin mendim është trajneri dhe ish-futbollisti i Përfaqësueses, Arsim Abazi. “Është humbje e vlerave të Përfaqësueses që po luhet me ekipe. Konsideroj se është gabim i madh. Jemi shtet dhe duhet të luajmë me shtet”, vlerësoi Arsim Abazi. Para këtyre takimeve, Përfaqësuesja e Albert Bunjakut e ka sfiduar ekipin zviceran Will.