Perez: Ja pse u shkarkua Ancelotti

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se kërkesat e Realit janë shumë të mëdha, dhe kjo ka qenë arsyeja që u shkarkua Ancelotti. Perez ka thënë se kërkesat e Realit janë çdo herë të mëdha, dhe kjo është arsyeja që ai e ka shkarkuar Ancelottin.

“Ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë, por kërkesat e këtij klubi janë çdo herë të mëdha, pasi Reali dëshiron të fitojë trofe”, tha Perez.

“Lidhja që kanë lojtarët dhe tifozët me Ancelottin është e njëjtë si ajo që e kam unë. Çfarë ka bërë gabim Ancelotti? Unë nuk e di, por kërkesat këtu te Reali janë shumë të mëdha”, përfundoi Perez.