Perez: E vështirë t’i ndryshosh mendjen gjermanëve, ai po largohet si legjendë

Toni Kroos ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Real Madridit, kjo pasi që gjermani do pensionohet pas përfundimit të kampionatit evropian.

Mbrëmjen e kaluar, ku Los Blancos fituan trofeun e 15-të në Ligën e Kampionëve, Kroos ishte një nga më të mirë, ndërsa pas ndeshjes nuk mungoi dhe komenti i Florentino Perez, shkruan Gazeta OLLE.

“Ju e dini se si janë gjermanët, është shumë e vështirë t’i bësh të ndryshojnë mendje. Ai bëri atë që donte të bënte, largohet si legjendë dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë si një nga më të mëdhenjtë në botë”.

Për Toni Kroos nuk ka kthim pas: Kampionati Evropian, në shtëpi do të jetë vallëzimi i fundit për të, më pas “do të varë këpucët në gozhdë.

 

Bruno Fernandes mund të largohet nga Manchester United

Mesfusha e Llapit pritet të jetë e zjarrtë në edicionin e ardhshëm