Përditësohet ranglista botërore, BNE sërish kanë ngritje

Pas përfundimit të turneut IEM Rio Major, faqja më e madhe për CS:GO, HLTV, ka bërë përditësimin e ranglistës botërore të CS:GO.

Tani në vendin e parë pas triumfit në IEM Rio Major, gjendet ekipi Outsiders duke lënë pas në vendin e dytë finalistin tjetër, Heroic.

Ekipi Vitality të cilët gjendeshin në vendin e parë para këtij përditësimi tani renditen në vendin e shtatë, ekipi Liquid gjithashtu nga vendi i tretë ka kaluar në vendin e nëntë, ndërsa ekipi FaZe ka kaluar nga vendi i dytë në të tetin.

Gjithashtu ndryshime në renditje ka pasur edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles, ku për herë të parë renditen në vendin e 16 –të, një vend më poshtë se herën e fundit.

Bad News Eagles përfunduan garën në turneun IEM Rio Major në vendin e 12-14, dhe do të garojnë në turneun tjetër Elisa Masters Espoo së shpejti.

Më poshtë e gjeni renditjen e 20 ekipeve më të mira të botës në CS:GO për momentin:

1.Outsiders
2.Heroic
3.Cloud9
4.Na’Vi
5.FURIA
6.MOUZ
7.Vitality
8.FaZe
9.Liquid
10.Spirit
11.fnatic
12.G2
13.ENCE
14.BIG
15.NIP
16.Bad News Eagles
17.OG
18.Astralis
19.Imperial
20.Evil Geniuses

 

Xhaka në formacionin më të mirë të Premier League deri më tani

Ferdinand reagon më në fund: Nuk mund ta mbroj këtë herë Ronaldon