Përderisa FIFA reagon menjëherë, FFK vazhdon t’iu shtyjë afatin futbollistëve të Gjilanit për të dalë të lirë

Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e futbollistëve kosovarë që janë pjesë e Gjilanit.

Kanë kaluar gjashtë muaj që futbollistët e SC Gjilanit nuk kanë marrë paga dhe ata janë duke kërkuar një zgjedhje për të ardhmen e tyre.

Me 5 dhjetor janë deponuar kërkesat në FFK ku futbollistët kanë kërkuar të lirohen nga kontratat me Gjilanin për shkak të mos kryerjeve të obligimeve nga klubi.

FFK kishte për t’i kthyer përgjigje dy javë pas deponimit të kërkesave, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe afati është shtyrë vazhdimisht.

Data e fundit ishte 4 janari që lojtarët do të dilnin të lirë dhe këtë premtim e kishin marrë nga FFK, por kjo nuk ka ndodhur.

Tani shtëpia më e madhe e futbollit kosovar i ka shtyrë përsëri afatin futbollistëve duke iu thënë se do t’i lirojnë nga kontrata më 10 janar.

Gjithsesi disa nga lojtarët e Gjilanit kanë qenë në FFK, por pa marrë ndonjë përgjigje për fatin e tyre.

Nga ana tjetër, shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA ia ka ndërprerë menjëherë kontratat lojtarëve të huaj dhe trajnerit Zekirija Ramadani me Gjilanin pas ankesave që kanë bërë këta.

Përkundër reagimit të shpejtë të FIFA-s, futbollistët e Gjilanit përkundër se kanë gjashtë muaj pa paguar tani janë në mëshirë të FFK-së që për tre herë radhazi u ka shtyrë afatin.

Mbetet të shihet nëse më 10 janar do të dalin të lirë lojtarët, apo do t’iu shtyhet përsëri afati.

Shkëndija rikthehen në radhët e veta Kamer Qakën, mesfushori nënshkruan kontratë dy vjeçare

Revolucioni që bëri David Beckham në MLS, ai fitoi 500 milionë dollarë gjatë qëndrimit te LA Galaxy