Përçarje te Bayerni, kapen Lewandowski e Boateng

Dita e mërkurë nuk ka qenë e zakonshme në kampin bavarez, pasi që në stërvitjet e Bayern Munchen janë kapur keq dy futbollistët kyç të skuadrës, Robert Lewandowski dhe Jerome Boateng.

Gjithçka ka nisur pas një ndërhyrje që Boateng e ka bërë në sulmuesin polak, ndërsa për ta ndaluar përleshjen mes tyre u desh intervenimi i futbollistëve tjerë, shkruan GazetaOlle.com.

Trajneri Pep Guardiola i përjashtoi që të dy nga stërvitja dhe më pas lojtarët iu drejtuan zhveshtores, mirëpo shihet qartë se humbjet e njëpasnjëshme në fund të edicionit, kanë bërë që atmsofera brenda skuadrës të mos jetë aspak e mirë.