Përballje gjigantësh në Ligën e Evropës, skuadrat e mëdha mësojnë kundërshtarët

Klube të mëdha si Manchester Unitedi, Arsenali, Milani dhe Roma janë kualifikuar tashmë në këtë fazë.

Këto klube dhe disa tjera si Ajax, Villarreal, Dinamo Zagreb dhe Villarreal kanë mësuar kundërshtarët e radhës.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Manchester United dhe Milanit, derisa Arsenali do të luaj ndaj gjigantit grek Olympiacos.

Aspak lehtë nuk do të jetë as për Romën që do të luaj ndaj Shakhtar Donetsk.

Ndërkohë Ajaxi do të luaj me Young Boysin, derisa Villarreal do të përballet me Dynamo Kiev.

Ndeshjet e para do të luhen në 11 mars, ndërsa ndeshjet e dyta do të luhen më 18 mars 2021.

Shorti i çerekfinales dhe gjysmëfinales do të hidhet më 19 mars.

Finalja e kësaj gare pritet të luhet në Stadion Miejski në Gdansk të Polonisë me datë 26 maj.

Çiftet:

1.Ajax – Young Boys
2.Dynamo Kiev – Villarreal
3.Roma – Shakhtar Donetsk
4.Olympiacos – Arsenal
5.Dinamo Zagreb – Tottenham Hotspur
6.Manchester United – Milan
7.Slavia Praga – Rangers
8.Granada – Molde

/Gazeta Olle/