Për triumfin e Llapit në Superkupë shkruajnë edhe mediat në Meksikë

Llapi është stolisur me trofeun e Superkupës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021.

Djelmoshat e trajnerit, Tahir Batatina triumfuan 1-3 kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas vazhdimeve, shkruan Demokracia.com.

Në lidhje me këtë triumf të llapjanëve kanë shkruar edhe mediat meksikane.

Kjo për faktin se në radhët e “bardhekaltërve” nga Podujeva luan edhe futbollisti nga Meksika, Fancisco “Cachis” Rivera.

Më 10 qershor të këtij viti,  Rivera Dávalos emigroi nga Liga e Zgjerimit në futbollin evropian, i destinuar për fituesin e Kupës së Kosovës, Llapi.

“Dhe sot, pak më shumë se dy muaj pasi u njoftua nënshkrimi i tij, ai i lindur në San Luis Potosí, duke filluar si titullar dhe me numrin 31, me një rezultat të fortë 3:1 u kurorëzua si Kampion i Super Kupës”, shkruan një medie meksikane.

Zyrtare: E përfundoi kampionatin para kohe për shkak të lëndimit, futbollisti ndanë rrugët me Dritën

Muhamet Ramadani fantastik, kualifikohet në finalen e disiplinës hedhje e gjylës 6 kg