Për kë po bënë tifo Hashim Thaçi (FOTO)?

Mbrëmja e së shtunës do të jetë më e rëndësishmja në karrierën e deritanishme të Haxhi Krasniqit.

Junikasi do ta kërkojë titullin e kampionit botëror, në versionin WBA, përballë kampionit në fuqi, Jurgen Brahmer.

Junikasi ka marrë mbështetje edhe nga zëvendës kryeministri dhe Ministri i punëve të jashtme ti Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ditë e madhe për sportin e Kosovës! Boksieri ynë nga Juniku, Haxhi Krasniqi, do të luftojë sot për titullin e më të mirit në botë në kategorinë gjysmë të rëndë përballë gjermanit Jürgen Brähmer.”, ka shkruar Thaçi në facebook, transmeton gazetaekspress.

“Sonte të gjithë jemi NJË me Haxhiun, drejt suksesit të jashtëzakonshëm të boksit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Paç fat, Haxhi! HTH”, ka përfunduar ai.

HASHA