Suhareka dhe Feronikeli ‘74 do të takohen për herë të parë në histori të klubeve të tyre, në një përballje që pritet të jetë e veçantë për të dyja skuadrat.
Suharekasit kanë pasur një fillim të shkëlqyer në sezonin 2024/25, të drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro, duke grumbulluar 10 pikë nga katër ndeshje, me tre fitore dhe një barazim, shkruan Gazeta OLLE.
Në anën tjetër, Feronikeli ‘74 po kalon një periudhë të vështirë, pasi kanë pësuar pesë humbje në po aq ndeshje dhe ndodhen në fund të tabelës me zero pikë.
Kjo përballje do të zhvillohet të shtunën, duke filluar nga ora 15:00, dhe do të jetë një sfidë interesante mes një Suhareke në formë të mirë dhe një Feronikeli që kërkon të gjejë rrugën e duhur pas një fillimi të dobët në kampionat.