Për golin e 100-të në Superligë

Sulmuesi më i mirë kosovar për momentin Labinot Osmani është duke shkëlqyer me fanellën e Prishtinës, ndërsa ka shënuar plot tetë herë me skuadër bardhëekaltër, prej se zbarkoi nga Kosova e Vushtrrisë.

Ai në total ka 16 gola në këtë kampionat duke i prirë bindshëm listës së top-shënuesve.

‘Bomberi’ vushtrrias prej se luan në Superligë ka shënuar plot 99 gola dhe kundër Trepçës ’89 do të mundohet të shënoj golin e 100-të, jubilare për të, transmeton Gazetaolle.com.

“Jam duke e ndjerë vetën mirë dhe mendoj që do t’i shënoj edhe 89-shit dhe do të arrijë në kuotën e 100 golave. Është një ndejnë e mirë pasi 99 gola nuk është edhe pak, duke pasur parasysh që para 3-4 e ka pasur një lëndim shumë të rënd dhe nuk kam luajtur pothuajse dy vite. Po të mos ishte ky lëndim do ta kisha arritur moti këtë shifër”, tha sulmuesi vushtrrias për ‘Supersport’.

Osmani 53 gola i ka shënuar me Kosovën, 38 me Hysin dhe 8 me Prishtinën.

Ai duke u bazuar në formën e skuadrës thotë se këtë sezon mund ta fitojë përsëri titullin, pasi në të kaluarën e ka fituar me Hysin dhe Kosovën e Vushtrrisë.

 

labinot osmani