Për futbollistin e Arbërisë shprehin interesim skuadrat nga Kroacia dhe Danimarka

Klubi Futbollistik “Arbëria” nuk ka arritur që të qëndroj në Superligën e Kosovës në futboll duke rënë një kategori më poshtë.

Shumë futbollistë të kësaj skuadre i kanë ndarë rrugët me klubin dhe janë të hapur për aventurat e reja.

Njëri nga ta është futbollisti shkodran, Elmir Lekaj, i cili është duke i shqyrtuar ofertat.

Gazeta “Sheshi” merr vesh se futbollisti është në bisedime me një klub nga Kroacia dhe një tjetër nga Liga e Dytë e Danimarkës.

Mbetet që të shihet në ditët në vazhdim se çfarë do të vendos futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë U21.

Kujtojmë që Lekaj ishte transferuar te Arbëria nga Vllaznia e Shkodrës. Me skuadrën nga Dobraja arriti të realizoi 11 paraqitje ku dhuroi një asistim.