Për duartrokitje: Klubi vendor fillon seancat me psikologë

KF Australia nga qyteti i Mitrovicës, ka ndërmarrë një veprim që meriton duartrokitje.

Australia ka filluar mbajtjen e seancave psikologjike me lojtarët e gjeneratave të reja, përcjellë “Olle”.

“Klubi i Futbollit Australia njofton se në bashkëpunim me Kabinet për Këshillim dhe Mësim Plotësues L.H ka filluar mbajtjen e seancave psikologjike me lojtarët e grupmoshave të reja, ku si qëllim do të jetë relaksimi dhe rehabilitimi i problemeve psiko-sociale të lojtarëve tanë.

Ku të gjithë e dimë që mungesa e Psikologëve nëpër shkolla fillore apo edhe ato të mesme,vrehet lartë ne si Klub i Futbollit kemi vendosur që ky bashkëpunim të jetë i rregulltë për çdo javë dhe me nga dy – tre herë në javë.

Profesionalizimi dhe planprogrami afatgjatë i yni, po shpaloset dita ditës,dhe të gjithë e dinë që ne nuk do të ndalemi me kaq”, njofton klubi. /Gazeta Olle/