Për dallim nga Ballkani, Gripshi vije me postim fantastik për largimin nga kampioni

Ballkani e përshëndeti Nazmi Gripshin me dy rreshta për kontributin katër vjeçar të dhënë.

Por tani ka ardhur reagimi nga Nazmi Gripshi, i cili me një postim të gjatë ka falënderuar klubin, presidentin, të gjithë anëtarët dhe trajnerin Ilir Daja për gjithçka.

Mesfushori nga Durrësi është përshëndetur me suharekasit ku në katër vite qëndrim fitoi gjithë trofetë e mundshëm.

Postimi i plotë nga Nazmi Gripshi:

Nga sot bëj me dije që marrëveshja me FC BALLKANIN ka mbaruar.

Për mua është një emocion i papërshkruar të njoftoj largimin nga një klub ku kalova 4 vite. 4 vite ku së bashku e bëmë të pamundurën të ishte e mundur me sukseset më të mëdha që një ekip mund të arrij.

Dua të shpreh falenderimet më të sinqerta për ekipin e FC BALLKANI, presidentin e klubit , stafin teknik , stafin mjekësor , bashkëlojtarët , tifozet Xhebrailat dhe gjithë pjesën tjetër të klubit.
Një falenderim i veçantë për trajnerin e klubit Prof. Ilir Daja pa ndihmën e të cilit nuk do isha ku jam sot. Ai i cili nuk e humbi asnjëherë besimin edhe kur unë e bëra.

Është nder dhe kënaqësi kush ka fatin të jetë nën urdhrat tuaja.

Shumë i lumtur dhe krenarë që kisha fatin të ndaj këtë eksperiencë dhe këto suksese me ju.
Klubit FC BALLKANI , i uroj çdo sukses në garat e Evropes dhe në të ardhmen e gjerë.

Do jeni gjithmonë në zemrën time dhe përherë përkrahës i juaji. Me respekt, Nazmi Gripshi. /Gazeta Olle/

Nga Ramiz Sadiku te Besa në Shqipëri, Ibrahimi dhe Maxhuni ndryshojnë ambient

Zyrtare: Mustafa prezantohet te Drita