Për çka po përgatitet Trepça?

I dëshpëruar me lojën e skuadrës së tij ndaj Feronikelit, u shpreh trajneri i Trepçës, Fidaim Haxhiu.

“Nuk po kemi fat sa i përket lojës. Ne dominuam gjatë tërë ndeshjes, krijuam disa raste, por nuk po shënojmë”, ka thënë Haxhiu për ‘Super Sport Kosovën’. “Ne jemi duke e përgatitur ekipin në mënyrë që mos të qëndrojmë më shumë se një vit në Ligën e Parë. Kemi shumë futbollistë të rinjë, të cilëve do t’ua japin rastin në ndeshjen në vazhdim”, potencoi Fidaim Haxhiu.

Trepça pas javës së 28 ndodhet e fundit me 15 pikë.