Për çka po i vije keq Ismet Munishit

Hajvalia e Ismet Munishit nuk e ka kursyer aspak Vushtrrinë duke e mposht me rezultat 4-1.

Ismet Munishi ka thënë se i vjen keq për ish skuadrën e tij Vushtrrinë.

“Në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë. Më vjen keq që Vushtrria është ardhur në këtë gjendje të rëndë, por ne jemi profesionist dhe duhet të luajmë”.

“Më vjen mirë që Serginho i dha golat pas paraqitjeve shumë të mira. Lecin e kemi nxjerr nga loja pasi doli nga kontrolli dhe ka rrezikuar shkak i kartonëve ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë”, ka thënë Munishi. /olle/