Për çka luan trajneri i Sigal Prishtinës

Trajneri i Sigal Prishtinës, Marjan Ilievski ka folur para ndeshjes me Craiovan, ndërsa ka thënë se skuadra e tij do të futet në këtë takim për ta fituar. “Synimi i të gjithëve është fitorja. Atmosfera në klub është e mirë, pasi e kemi parasysh rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Edhe pse kemi një epërsi prej katër pikëve kjo nuk do të thotë asgjë. Ne nuk do të kalkulojmë asgjë në lidhje me këtë epërsi, pasi ndeshja nis me rezultatin 0:0. Kështu që, ne dalim në parket për të shënuar fitore dhe të kalojmë në gjysmëfinale”, është shprehur Ilievski, duke shtuar se Dardan Berisha është rikuperuar plotësisht derisa Bojan Trajkovski nuk po ndihet mirë.