Pepe rrahet me bashkëlojtarin e tij pas ndeshjes (VIDEO)

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, është shfaqur problematik në fitoren e Portos në kampionatin portugez.

Porto triumfoi minimalisht ndaj Farenses 0:1, teksa në fund të ndeshjes pati një përleshje ndërmjet dy lojtarëve të Portos.

Pepe shkoi për ta përshëndetur bashkëlojtarin, Loum i cili me sa duket i kishte thënë disa fjalë mbrojtësit portugez që reagoi ashpër ndaj tij.

Në këtë përplasje të lojtarëve ndërhyri edhe gjyqtari kryesore dhe lojtarët e tjerë.

VIDEO