Pepe nuk do gabime

Mbrojtësi i Realit, Pepe ka deklaruar se skuadra e tij nuk guxon të bëjë gabimet e bëra në ndeshjen e fundit të zhvilluar ndaj Atleticos, në prag të ballafaqimit të tyre në Ligë të Kampionëve.

Skuadra e Ancelottit ka dështuar në derbit ndaj Atleticos së fundmi, duke humbur të dy ballafaqimet në La Liga, ndeshjen në

Superkupën e Spanjës si dhe ndeshjen në 16-shen e fundit të Kupës së Mbretit.

Takimi më i fundit i skuadrave ishte humbja 4-0 në Vicente Calderon, por Pepe shpreson se do të ketë një tjetër rezultat kësaj radhe.

“Është një ndeshje e vështirë për ne, por as ata nuk do e kanë të lehtë”, deklaroi fillimisht Pepe, transmeton Koha.net.

“Mendoj se nuk duhet të bëjmë gabimet e njëjta si ato të ndeshjes së kaluar ndaj Atleticos”, shtoi ai.

“Nëse i qasemi ndeshjes me intensitetin dhe durimin e treguar sezonin e kaluar dhe ndeshjet e fundit, jam i sigurt se do të japim një performancë të mirë”, shtoi mes tjerash ai.