Sulmuesi gjakovar, Nikollë Dushi, i ka dhënë fund karrierës së pasur si futbollist.
Dushi e ka bërë lajmin të ditur pasi mori çmimin e futbollistit të vitit nga Komuna e Malishevës, pas paraqitjeve fantastike për KF Malishevën në stinorin vjeshtor në Ligën e Parë, përcjellë Gazeta Olle.
“Futbollist i vitit ne Komunen e Malisheves per 2019! Faleminderit te gjitheve per vlersimin e juaj ndaj meje.
Gjithashtu e falenderoje klubin Fc Malisheva per qdo gje qe ka bere per mua. Stafin, bashkelojtaret e mi qe pa ndihmen e tyre nuk kisha mundur ta fitoja kete çmim.
Me vjen keq qe me nuk do te jem pjese e klubit Malisheva, pasi qe kam marre nje vendim qe nga sot e tutje me nuk do te jem futbollist aktiv”, njoftoi Dushi.
Kujtojmë që Dushi paralajmëroi pensionimin edhe në verë, por iu rikthye futbollit te Malisheva.
Ai ishte golashënuesi më i mirë i stinorit vjeshtor në Ligën e Parë me 10 gola.
Të kujtojmë që Dushi mes shumë ekipeve në karrierë, ka luajtur edhe për skuadrat e njohura, Vëllaznimin e Prishtinën. /Gazeta Olle/