Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.
Kurse, gjatë ditës së sotme skuadra e Dritës ka festuar 65 vjetorin e lindjes së anëtarit të tyre Naser Sylejmani, shkruan Gazeta Olle.
Sulejmani që për 39 vite ka qenë kontribut dhënës te Drita, ai tashmë do të del në pension, kurse ekipi i Dritës gjatë ditës së sotme e ka befasuar në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Më poshtë postimi i plotë i Dritës:
Faleminderit per 39 vite kontribut ne klubin DRITA
Sot puntori me i vjeter i klubit tone Naser Sylejmani feston 65 vjetorin e lindjes dhe njeherit del ne penzion.
Naseri per 39 vite rresht ishte ne sherbim te klubit bardh e kalter duke mos u shkeputur as edhe ne kohet me te veshtira te klubit, nuk u shkeput as edhe ateher kur nuk isht mire me shendetin sepse nuk e lejonte dashuria e madhe qe kishte per klubin.
Naseri sot po shkon ne penzion por qe vendin e tij te punes do ta trashegoj djali i tij Shpendi. Kete vendim klubi e ka marr ne shenje respekti per kontributin shumvjeqare te Naserit.
Urime penzionimin Naser, qofsh me shendet te plote.
FC DRITA.