Penaltitë vendosin derbin

Derbi mitrovicas në kuadër të rrethit të dytë të Kupës, ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ’89  është mbyllur 1:1 edhe pas vazhdimeve.

Trepça ’89 edhe pse mbeti me 10 veta, pas largimit të Edmond Turkur me kartonë të kuq, e kërkoi fitoren më shumë, por Drilon Musa doli të jetë I pafatë pasi nuk qëlloi në portën e zbrazët.

Ishte Ibrahim Peci ai që kaloi në epërsi, Trepçqa ’89 në minutën e 23 nga penalltia, ndërsa barazoi Arlind Rashica për Trepçën në pjesën e dytë.

Penaltitë do të vendosin se kush do të kaloj tutje.