Penalltitë kualifikojnë Beshiktashin (VIDEO)

Beshiktashi është kualifikuar në të tetën e finales së Ligës së Evropës, pasi eliminoi Liverpoolin.

Ishin penalltitë ato që përcaktuan skuadrën kualifikuese. Beshiktashi fitoi 5:4 në penallti, kurse Lovren humbi 11-metërshin e vetëm.

Ndeshja në kohë të rregullt dhe në vazhdime u mbyll 1:0 për Beshiktashin. Golin e shënoi Arslan. Me të njëjtat shifra kishte fituar Liverpooli në ‘Anfield Road’.