Pellegrini insiston: Këta dy lojtar nuk largohen

Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka thënë për mediat britanike se dyshja Yaya Toure dhe James Milner ende nuk kanë vendosur për të ardhmen.

“Ne do të shohim. Jo vetëm për ata dy. Do të shohim se a do të qëndrojnë këtu apo jo”.

“James tha se ai do të marrë një vendim në fund të sezonit. Kjo varet nga ajo që ai dëshiron të bëjë me të ardhmen e tij. Ai është një lojtar i rëndësishëm, ai na dha një vity shumë të mirë, por në të njëjtën mënyrë ai duhet të vendosë se çfarë është e mirë për të”.

Pellegrini shtoi se nuk frikësohet se a do të largohet vet apo jo. “Por sigurisht në fund të sezonit ju duhet të plotësoni dhe të analizoni sezonin për atë që kemi bërë. Ne kemi komunikim shumë të mirë, kështu që ne nuk kemi ndonjë problem në këtë kuptim”.