Pellegrini e fajëson Guardiolën

Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, që pritet të largohet në fund të edicion nga skuadra angleze, për tu zëvendësuar nga Pep Guardiola, ka goditur këtë të fundit duke thënë se trajneri spanjoll ishte shkaktari i humbjes së titullit të Premierligës.

“Për arsye të ndryshme ne kemi humbur dy ndeshjet e rëndësishme në shkurt kundër Leicesterit dhe Tottenahimt. Për mua me humbjen e atyre dy ndeshjeve kemi humbur edhe titullin e Premierligës. Në fillim të shkurtit erdhi lajmi për ndryshim të menaxherit duke i thënë lojtarëve se nuk do të vazhdoj të jem në City, ndryshuan gjumë gjëra që kanë të bëjnë në mendjet e të gjithë lojtarëve”, u shpreh Pellegrini.

Manchester City ka arritur të shkruaj historinë me Pellegrinin, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe në gjysmëfinale do të takohet me Real Madridin.