Pellegrini befason me votën e tij për ‘Menaxherin e vitit’

Manuel Pellegrini ka zbuluar se ai ka votuar për Jose Mourinhon si ‘Menaxheri i Vitit’.

Kilian, i cili u neglizhua për të njëjtin çmim, sezonin e kaluar pavarësisht se fitoi titullin e Premierligës dhe Kupën e Ligës, nuk e la pa votë strategun portugez.

“Unë jam një anëtar i LMA (Asocacionit të Menaxherëve të Ligës) dhe unë votova për Mourinhon, sepse unë e di që ai ka arritur shumë i mirë”, u tha Pellegrini gazetarëve.

“Unë nuk mund të shpjegojë se çfarë ka ndodhur vitin e kaluar, kështu që unë nuk mendoj për atë shumë. Unë nuk u zgjodha si menaxheri më i mirë, por unë kam qenë shumë i lumtur për atë që kam bërë sezonin e kaluar, sepse kemi fituar dy tituj dhe kemi fituar duke luajtur futboll të bukur dhe kemi shënuar shumë gola”.