Pelisteri – Shkëndija, kjo që kanë bërë tifozët maqedonas është e turpshme (FOTO)

Ekipi i Shkëndijës së Tetovës në këto momente është duke humbur ndeshjen e futbollit, si mysafir i ekipit të Pelisterit të Manastirit, me rezultat 1 me 0, njofton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, ajo çfarë bie në sy janë koret raciste që dëgjohen nga tifozët e Pelisterit. Ata kanë shpalosur parrullën ”Pravosllavie”, pra Ortodoksizëm.

Tifozët e Pelisterit ”Çkembari” gjithashtu thërrasnin edhe ”Do t’u kryqëzojmë”, ”Shqiptar i mirë, shqiptarë i vdekur, si edhe thirrjen tashmë të njohur ”Shiptari”, edhe pse organizatori i ndeshjes u bëri thirrje për mbështetje korrekte dhe pa kore provokuese.

Organizatori paralajmëroi ndërprerje të ndeshjes nëse do të vazhdohet me thirrje të këtilla./Telegrafi/

Shkendija pelister