Pelicans rikthehet te fitorja me Grizliess

Tyreke Evans me 26 pikë e 7 asiste dhe Anthony Davis me 23 pikë dhe 10 rebound udhëhoqën New Orleans Pelicans drejt një suksesi shumë të rëndësishëm në NBA. Skuadra nga Louisiana u rikthye te fitorja pasi në Smothie King Center të New Orleans-it, mposhti një nga ekipet më të mira të këtij sezoni pikërisht Memphis Grizliess me rezultatin 95-89.

Në sfidat e tjera të NBA spikat ndalesa e Atlanta Hawks pas 6 fitoresh radhazi. Skuadra nga Georgia u thye në Pensilvani në Philadelphia 76-ers me rezultatin 94-82. Fitore regjistroi edhe Cleveland që kaloi në Ohio Phoenix Suns 89-79. Ndërkohë falë një James Harden në formë të shkëlqyer që koleksionoi në total 28 pikë 7 asiste dhe 4 rebound, Houston Rockets mposhti në transfertë Denver Nugetts 114-100.