Pele uron Argjentinën dhe Messin: Tani edhe Maradona është duke buzëqeshur

Legjenda e futbollit, braziliani Pele, ka uruar Lionel Messin dhe Argjentinën për fitoren e Kupës së Botës, por edhe Kylian Mbappenë për golat e tij në finalen e Katarit. Në një mesazh të postuar në Instagram, Pele shkroi:

“Sot futbolli vazhdon të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë emocionuese. Messi fitoi Botërorin e tij të parë, ashtu siç e meritonte trajektorja e karrierës së tij. Miku im i dashur, Mbappe, shënoi katër gola në një finale. Çfarë dhuratë ishte të shijoje këtë spektakël për të ardhmen e sportit tonë. Dhe nuk mund të mos përgëzoj Marokun për fushatën e jashtëzakonshme. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën të shkëlqejë.”

Më pas, përfundimi i postimit:

“Urime Argjentinë! Diego sigurisht që po buzëqesh tani”, duke iu referuar Maradonës (u nda nga jeta në vitin 2020), që udhëhoqi Argjentinën drejt titullit botëror në “Meksikë 1986”.

 

Martinez e tepron me festën: Një minutë heshtje për Mbappen

Ligën e Kampionëve, Topin e Artë dhe Kupën e Botës – Messi bëhet vetëm futbollisti i nëntë që fiton tre trofetë më të çmuar