Pele për Maradonën: Një ditë do të luajmë futboll së bashku në qiell!

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë sot në Argjentinë, transmeton Gazeta Olle.

Sipas raportimeve nga Argjentina, legjenda e futbollit ka ndërruar jetë në Tigre, pas një sulmi në zemër.

Për vdekjen e Maradonës ka reaguar edhe legjenda e futbollit, Pele.

Ish-futbollisti brazilian ka thënë se me Maradonën do të luajë “futboll një ditë në qiell”.

“Sigurisht një ditë do të luajmë futboll së bashku në qiell”, ka thënë Pele.

Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare.