Pele në gjendje të rëndë shëndetësore, vajzat e tij i qëndrojnë afër

“Jemi ende këtu, në luftë dhe në besim. Edhe një natë bashkë”.

Ky është postimi i Kely Nascimentos, njërës prej vajzave të Pelesë, që ka postuar një foto të saj me të atin në spitalin e “Sao Paulos”.

Gjendja shëndetësore e legjendës së futbollit është përkeqësuar ditët e fundit.

Tri herë kampioni i botës do ta kalojë festën e Krishtlindjes në spital, ku është shtruar që nga 29 nëntori i kaluar për një rivlerësim të trajtimit të tij me kimioterapi (është diagnostikuar me kancerin e zorrës së së trashë në shtator 2021).

Kroos tallet me gazetaren spanjolle: E dija se dikush do të më fajësonte për dështimin e Gjermanisë

Ofertë prej një milionë dollarëve për mantelin e Messit që e veshi pasi fitoi Kupën e Botës