Pele ironizon me Neymarin

Pele ka insistuar se nuk është Neymar ai që mund të sfidojë statusin e tij si futbollisti më i madh i Brazilit.

Tre herë fitues i Kupës së Botës dhe golashënuesi i më shumë se 1000 gola në një karrierë, ish-futbollisti i Santosit dhe i New York Cosmos ka dhënë një deklaratë të rëndë për pasuesin e tij Neymar.

Ronaldo ka shënuar 62 gola ndërkombëtar për Brazilin, ndërsa edhe Romario, i cili në fillim të këtij muaji ka mbështetur Neymar që të kalojë Pelen, i cili ka 77 gola për Brazilin.

Por, kur u pyet nëse Neymar do të mund ta zëvendësojë atë si djalin e preferuar të futbollit brazilian, Pele tha: “Unë nuk mendoj ashtu. Unë mendoj se për të qenë mbret i ri, Pele i ri, është e pamundur. Për shkak se nëna ime dhe babai e kanë mbyllur me lindje. Unë mendoj se ai është një lojtar i mirë, një lojtar i shkëlqyer i ri dhe ai do të jetë një yll i madh, nuk ka dyshim”, deklaroi Pele, transmeton Gazetaolle.com.

Pele i ka dhënë mbështetje trajnerit të ri të Brazilit, Dunga. “Unë mendoj se me Dunga … Ai ka një stil të ndryshme nga Felipe, më mbrojtës, por unë besoj në Dunga”, tha Pele. “Ai mund të bëjë një ekip të mirë kombëtar”.