Pejiçi çon Kukësin në krye të Superiores

Kukësi ka mposhtur Vllazninë 1:0 në kuadër të javës 28 të Ligës Superiore të Shqipërisë, duke mbetur kështu në garë për titullin e kampionit.

Hero i takimit ishte Pero Pejiç, me golin e shënuar në sekondat e fundit të shtesës.

Titullar për kukësianët luajtën tre kosovarët: Besar Musolli, Yll Hoxha e Kushtrim Lushtaku.

Kukësi merr kryesimin me 58 pikë, një më shumë se Skënderbeu që ka një ndeshje më pak.

Takimi tjetër mes Teutës e Flamurtarit të Vlorës u mbyll me fitoren e vendasve 1:0. Golin e shënoi Nika. (Gazeta Olle)