Pejës i lëndohet ylli i skuadrës

Skuadra e Pejë, ka njoftuar përmes faqës zytare në rrjetin social ‘Facebook’se basketbollisti amerikan, Nice Wise ka pësuar një lëndim. Sipas tyre lëndimi nuk është i shumë serioz.

“KB Peja njfton tifozët e saj se Nic Wise ka pësuar një lëndim, i cili nuk është serioz, por duhet të pushoj në ndeshjen e ardhshme”, thueht në njoftimin e klubit pejanë.

Ndryshe një ndër lojtarët më të dalluar këtë edicion te pejanët, pritet që stërvitjet me ekipin t’i nis qysh në javën e ardhshme.

“Wise pritet të bashkohet në stërvitjen e parë të javës së ardhshme dhe t’i vazhdoj përgatitjet me klubin për ndeshjet e rëndësishme në Ligën Ballkanike dhe në ETC SUperligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin nga faqja zyrtare e klubit pejanë. (Gazetaolle.com)