Peja triumfon në Gjakovë, në Suharekë do vazhdoj ndeshja e katërt

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, ku herë njëra skuadër ishte në epërsi e herë tjetra, derisa epërsinë më të lartë e kishin therandasit 11:16, kurse kjo pjesë përfundoi 25:23. Kampionët e Kosovës ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi tri herë deri në 11 pikë, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 52:44.

Pejanët vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, për të ngritur më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 21 pikë, 73:52, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 78:63. Në dhjetë minutat e fundit, therandasit tentuan rikthim, por Peja menaxhoi epërsinë dhe lojën, duke triumfuar në fund 98:86.

Te Peja më i miri ishte Larry Thomas me 27 pikë, katër kërcime e nëntë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Alonzo Verge Jr me 32 pikë, nëntë asistime dhe gjashtë topa të vjedhur.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në mesjavë në Therandë, derisa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Kapiteni i Trepçës flet para ndeshjes me Prishtinën: Besojmë se në fund do e bëjmë krenar Torcidën, ata janë lojtari jonë i gjashtë

Superndeshje në Pejë, Besa në finale