Peja synon fitore ndaj Vëllaznimit dhe mbrojtjen e titullit kampion

Sot nis edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll, me ndeshjen e parë të kampionit në fuqi, Pejës dhe Vëllaznimit.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, në Pejë duke filluar nga ora 19:00.

Pejanët pas humbjes në finale të Superkupës ndaj Trepçës, do të synojnë të mbrojnë titullin e kampionit këtë edicion pas suksesit në edicionin e kaluar.

Ndërkohë, të shtunën zhvilohen edhe dy ndeshje: Istogu – Trepça, me fillim nga ora 17:00 dhe Sigal Prishtina – Prizreni, që luhet prej orës 19:00, ndërsa të dielën zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së parë mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, që luhet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë dhe nis në orën 17:00.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë siguruar medaljet në Grand Slam

MC Kresha largohet nga skuadra e futbollit Phoenix